Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Serbia s'guxon të lejojë shuarjen e strukturave paralele



Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se Serbia nuk guxon të lejojë që të zbatohet plani i EULEX-it për shuarjen e strukturave paralele.

Dje zyrtarët në Prishtinë thanë se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të integrojë pjesën veriore të Kosovës, dhe në atë pjesë të vendosen ligjet e Kosovës.

As serbët dhe as shteti i Serbisë nuk guxojnë të lejojnë që institucionet e tilla të zhduken nga hapësira e Kosovës. Sewrbët kanë të drejtë për organizimin e tyre politik”, tha Bogdanoviq, duke shtuar se ato institucione “janë shpresa e vetme që serbët të mbijetojnë dhe të forcohen ekonomikisht”.

Përvoja na ka treguar se në dhjetë vitet e fundit bashkësia ndërkombëtare dhe autoritetet shqiptare shumë pak kanë investuar në mjediset serbe ku jetojnë serbët. Vetëm Beogradi ka investuar, dhe kuptohet përmes këtyre institucioneve”, tha Bogdanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Dje përfaqësuesi special i BE-së, Piter Feith tha se ekziston strategjia për integrimin e pjesës veriore të Kosovës, e cila parashikon vendosjen e pushtetit të institucioneve të Kosovës në këtë pjesë të vendit.

Strategjia është bazuar në faktin se Zyra Civile Ndërkombëtare, ICO, nuk i njeh strukturat paralele por vetëm institucionet e Kosovës në veri. Me këtë plan duam të vendosim rendin dhe ligjin në veri, dhe t’i forcojmë institucionet e Kosovës, dhe jo strukturat paralele”, tha Feith.
XS
SM
MD
LG