Ndërlidhjet

Iran: Autoritetet paralajmërojnë përkrahësit e opozitës



Autoritetet e Iranit e kanë paralajmëruar lëvizjen opozitare kundër përdorimit të postës elektronike apo mesazheve SMS për të organizuar ngjarje politike.

Raportohet se shefi i policisë Esmail Ahmadi Mohaden i ka paralajmëruar përkrahësit e opozitës, duke thënë se nuk do mbrohet identiteti i përdoruesve të sistemit, i cili siç tha ai, është “nën kontroll”.

Iranianët e rinj dhe shkathtësia e tyre në internet kanë luajtur rol udhëheqës në protestat që u mbajtën prej zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të qershorit.
XS
SM
MD
LG