Ndërlidhjet

Gjeorgji: Kanal televiziv në gjuhën ruse



Gjeorgjia sot filloi transmetimin satelitor të kanalit televiziv në gjuhën ruse, i cili ka për qëllim të sfidojë influencën e Moskës në rajonin strategjik të Kaukazit Verior.

Gia Hanturia, kreu i televizionit publik të Gjeorgjisë tha se kanali i quajtur “Kaukazi i Parë”, do të transmetojë lajme dhe programe të fokusuara në ngjarjet në Gjeorgji, Armeni dhe Azerbejxhan, si dhe në rajonin rus të Kaukazit Verior.

Kanali fillon punën në kohën e tensioneve të thella midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, të cilat zhvilluan një luftë të shkurtë në gusht, 2008 për rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut.
XS
SM
MD
LG