Ndërlidhjet

Jemen: Vriten 6 militantë të Al Kaidës



Zyrtarët e sigurisë në Jemen thanë se nga sulmi ajror ndaj dy automjeteve janë vrarë të paktën gjashtë operativë të dyshuar të Al Kaidës në veri të kryeqytetit Sana.

Detaje tjera nuk janë bërë publike.

Sulmet u kryen një ditë pasi Jemeni formalisht i shpalli luftë organizatës terroriste.

Siguria në Jemen është vënë në plan të parë pasi një degë e Al Kaidës e pohoi përgjegjësinë për sulmin e dështuar të 25 dhjetorit në aeroplanin amerikan mbi Detroit.
XS
SM
MD
LG