Ndërlidhjet

KB do kërkojnë 550 milionë dollarë ndihma për Haitin



Agjencitë e OKB-së do të bëjnë apel emergjent për grumbullimin e rreth 550 milionë dollarëve për të mbijetuarit nga tërmeti në Haiti.

Kombet e Bashkuara thanë se po e shqyrtojnë mundësinë që stadiumi kombëtar në Port-o-Prens të shndërrohet në spital fushor, dhe të vendosen kuzhina kolektive për të pastrehët.

Deklarata thotë se më shumë se 25 ekipe të shpëtimit tashmë janë vendosur në shkollat, hotelet, spitalet dhe ndërtesat e mëdha në kryeqytet, ndërsa 13 ekipe të tjera janë nisur për në Haiti.
XS
SM
MD
LG