Ndërlidhjet

Bien çmimet e naftës në botë



Çmimet e naftës sot kanë shënuar rënie në tregjet ndërkombëtare për shkak të të dhënave të këqija ekonomike dhe pritjeve për kërkesa më të vogla të karburanteve në SHBA.

Në bursën e Nju Jorkut, një fuçi nafte u tregtua për 78.91 dollarë, ndërsa në bursën e Londrës, dërgesat e naftës për muajin mars u kontraktuan në vlerën 77.9 dollarë amerikanë.

Analistët konsiderojnë se tregu ka filuar të reagojë ndaj të dhënave dëshpëruese ekonomike në SHBA, të cilat tregojnë se kërkesat për naftë do të jenë më të vogla se sa parashikohej.
XS
SM
MD
LG