Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 6 militantë në Vaziristanin Verior



Zyrtarë pakistanezë të sigurisë kanë thënë se pesë militantë e kanë humbur jetën nga sulmi i një aeroplani amerikan pa pilot në kufi me Afganistanin.

Zyrtarë të paemëruar thanë se sulmi ka shkatërruar një objekt në një fshat në rajonin e trazuar të Vaziristanit Verior.

Ndërkohë, agjencia AP citoi zyrtarë të paemëruar pakistanezë të kundërzbulimit, të kenë thënë se raketat amerikane së fundi kanë vrarë një militant, i cili ndodhet në listën e të shumëkërkuarve të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI.

I vrari që identifikohet si Xhamal Saed Abdul Rahim besohet të jetë vrarë në 9 janar në Vaziristanin Verior.

FBI kishte caktuar shpërblesë prej 5 milionë dollarë për kokën e tij.
XS
SM
MD
LG