Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Shkatërrimi në Haiti është i jashtëzakonshëm



Presidenti amerikan Barak Obama tha se shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti në Haiti është i “jashtëzakonshëm”.

Obama i bëri këto komente në një deklaratë të shkurtë në Shtëpinë e Bardhë. Ai paralajmëroi për ditë të vështira në operacionet e shpëtimit në ujdhesë.

Më herët, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, tha se planifikon ta vizitojë Haitin “shumë shpejt” për ta vlerësuar gjendjen në këtë vend të shkretuar.

Ban gjithashtu tha se Kombet e Bashkuara do të përpiqen të sigurojnë 550 milionë dollarë për të ndihmar Haitin.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar vlerësoi se deri 50 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga tërmeti i së martës me fuqi prej 7 shkallë të Rihterit.
XS
SM
MD
LG