Ndërlidhjet

Ban Ki-mun: Situata në Kosovë relativisht e qetë


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Bak Ki-mun, u ka bërë ftesë Serbisë dhe Kosovës, që të gjejnë mënyra për lënien anash të çështjes së statusit dhe të angazhohen në interes të vazhdimit të bashkëpunimit rajonal.

“Kërkoj fleksibilitet në vazhdimin e definimit të mënyrës së punës lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë dhe në forume, që është esenciale për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe për stabilitetin afatgjatë në rajon”, thuhet në raportin më të ri të Ban Ki-munit, dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me misionin e OKB-së në Kosovë.

Mëtuje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, vlerëson se raportet e UNMIK-ut me autoritetet e Kosovës janë përmirësuar, pasi ishin shënuar kontakte të kufizuara me përfaqësuesin e tij special në Kosovë, Lamberto Zanier, gjatë diasa muajve të kaluar.

Ai vlerëson se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është “relativisht e qetë, por potencialisht e ndjeshme”.
XS
SM
MD
LG