Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-mun: Situata në Kosovë relativisht e qetë, por e ndjeshme


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun

Në raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, kërkohet fleksibilitet në vazhdimin e definimit të mënyrës së punës, lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë. Ai vlerëson se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është “relativisht e qetë, por potencialisht e ndjeshme”.





Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Bak Ki-mun, u ka bërë ftesë Serbisë dhe Kosovës, që të gjejnë mënyra për lënien anash të çështjes së statusit dhe të angazhohen në interes të vazhdimit të bashkëpunimit rajonal.

“Kërkoj fleksibilitet në vazhdimin e definimit të mënyrës së punës, lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë dhe në forume, që është esenciale për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe për stabilitetin afatgjatë në rajon
”, thuhet në raportin më të ri të Ban Ki-munit, dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me misionin e OKB-së në Kosovë.

Më tutje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, vlerëson se raportet e UNMIM-kut me autoritetet e Kosovës janë përmirësuar, pasi ishin shënuar kontakte të kufizuara me përfaqësuesin e tij special në Kosovë, Lamberto Zanier, gjatë disa muajve të kaluar.

Ai vlerëson se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është “relativisht e qetë, por potencialisht e ndjeshme.

“UNMIK-u mbetet i përkushtuar për lehtësimin e angazhimit të të gjitha palëve, për të gjetur zgjidhje praktike për çështjet e interesit reciprok”,
thekson në raportin e tij, Ban Ki-mun.

Misioni ka vazhduar përpjekjet e tij për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, por pa sukses, megjithëqë çështja “është në interes të të gjitha palëve dhe është diskutuar intensivisht për shumë muaj”, thuhet më tutje në raport.

Gjatë luftës së vitit 1999 dhe shpërthimit të dhunës prej atëherë, kishat ortodokse serbe dhe xhamitë e shqiptarëve myslimanë, ishin shkatërruar ose dëmtuar.

Përderisa në raport shprehet kënaqësi për uljen e rëndësishme të tensioneve ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, Ban Ki-mun thekson se situata në veri të Kosovës mbetet e ndjeshme.

“Veçanërisht, incidentet ndëretnike kanë vazhduar të ndodhin në Mitrovicën veriore, që është arsye për shqetësim
”, thuhet në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, për situatën në Kosovë, që është publikuar në faqen e internetit të OKB-së.

Tutje, në raport, shkruan se “UNMIK-u ka vazhduar t’i mbështesë komunitetet pakicë, për ta inkurajuar pajtimin dhe për të lehtësuar dialogun dhe bashkëpunimin rajonal” dhe theksohet se qëllim strategjik i misionit të OKB-së “mbetet promovimi i sigurisë, i stabilitetit dhe respektimi i të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në rajon, nëpërmjet të angazhimit me të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe me Prishtinën dhe Beogradin dhe me aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë”. (F. B.)
XS
SM
MD
LG