Ndërlidhjet

Haiti: Ushtria e SHBA-ve e mori kontrollin në aeroport


Ushtria e Shteteve të Bashkuara e ka marrë kontrollin e përkohshëm në aeroportin e kryeqytetit të Haitit, vend ky që është goditur nga tërmeti shkatërrues.

Ushtria amerikane do të ndihmoj në koordinimin e fluturimeve për sjelljen e ndihmave dhe për evakuimin e personave të jashtëm dhe të atyre që janë të plagosur.

Njëherësh, ekipet mjekësore kanë ngritur spitale të improvizuara, ndërsa punëtorët kanë filluar t’i pastrojnë rrugët nga kufomat.

Ka filluar edhe shpërndarja e ujit në disa pjesë të kryeqytetit Porto-o-Prens.

Punëtorët humanitarë dhe autoritetet kanë tërhequr vërejtjen se nëse nuk arrijnë ndihma të shpejta për njerëzit, në kryeqytet mund të mbretëroj kaosi. Ka pasur raporte për vjedhje të izoluara.

Kryqi i Kuq vlerëson se afro 50 mijë njerëz mund të kenë humbur jetën nga tërmeti në Haiti.
XS
SM
MD
LG