Ndërlidhjet

Jemen: Konfirmohet vrasja e 6 liderëve të al-Kaidës


Ministria e brendshme e Jemenit ka konfirmuar sot vrasjen e shefit ushtarak të al-Kaidës në këtë vend, Kasem al-Rimi dhe të pesë bashkëpunëtorëve të tij, nga një sulm ajror.

Nëpërmjet të një kumtese, thuhet se al-Rimi ishte vrarë dje kur raketa e kishte goditur makinën e tij në pjesën lindore të provincës Sada.

Jemeni e ka intensifikuar fushatën kundër militantëve të al-Kaidës në këtë vend, prej se Shtetet e Bashkuara e akuzuan al-Kaidën në gadishullin arabik, për stërvitjen e të riut nga Nigeria, i cili u përpoq që të shkaktoj eksplodim në një aeroplan amerikan në Ditën e Krishtlindjeve.
XS
SM
MD
LG