Ndërlidhjet

Ivanoviq: Deklaratat për veriun e Kosovës – të rrezikshme


Sekretari shtetëror në ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se deklaratat për integrimin e veriut të Kosovës në institucionet e Kosovës janë të rrezikshme.

“Deklarata e Feithit për integrimin e pjesës veriore në institucionet e Kosovës, paraqet rrezik të madh, pasi i ushqen ambiciet e shqiptarëve të Kosovës, që në një mënyrë ose tjetër, mund ta marrin kontrollin në veri”, u tha Oliver Ivanoviq agjencive serbe të lajmeve.

Ai mëtutje ka theksuar se institucionet e Serbisë në Kosovë, nuk janë “struktura paralele”, por “të vetmet në të cilat serbët kanë besim”.

Zoti Ivanoviq theksoi se “të gjithë serbët e Kosovës, deklaratat e Piter Feithit i përjetojnë si deklarata të qeverisë së Kosovës dhe kjo është ajo që është tragjedi”.

Sipas tij, këto vlerësime janë të dëmshme dhe të rrezikshme, sepse veriu i Kosovës “ka pozitë specifike politike dhe gjeografike”.
XS
SM
MD
LG