Ndërlidhjet

Irak: Është zënë i dyshuari për sulmin kundër OKB-së


Armata e Irakut njoftoi se është arrestuar një lider i al-Kaidës, i implikuar në sulmin me bomba në selinë e OKB-së në Bagdad, nga i cili u vranë 22 vetë, në vitin 2003.

Komanda ushtarake në Bagdad, tha se Ali Husein Alvan al-Azavi, i njohur si Abu Imad, ishte zënë gjatë një operacioni në kryeqytet.

Zëdhënësi Kasem Ata u tha reporterëve se para invadimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003, i dyshuari ishte pilot i kompanisë shtetërore ajrore të Irakut.
XS
SM
MD
LG