Ndërlidhjet

Ukrainë: Vëzhguesit ndërkombëtarë të gatshëm për zgjedhje


Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se janë shpërndarë në mbarë Ukrainën në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e nesërme presidenciale në këtë vend.

Jens Hagen Eshenbaher, zëdhënës i OSBE-së, tha sot në Kiev, se afro 600 monitorues tashmë janë në vende të caktuara, ndërsa në Ukrainë gjenden edhe mijëra vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë.

Hulumtimet e opinionit tregojnë se kryeministrja aktuale, Julia Timoshenko, po udhëheq para ish kryeministrit Viktor Janukoviq.
XS
SM
MD
LG