Ndërlidhjet

Nju Jork: Fuqitë kryesore diskutojnë për Iranin


Fuqitë kryesore sot takohen në Nju Jork për të diskutuar për sanksionet më të reja kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Përfaqësuesit nga Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, do të diskutojnë për përgjigjjen e Iranit ndaj ofertës së tyre në tetor për shkëmbim të uraniumit me karburant atomik.

Ministri i jashtëm iranian, Manucher Motaki, ka thënë se Irani “parimisht” e pranon ofertën, por me rezerva.
XS
SM
MD
LG