Ndërlidhjet

Sejdiu e ngushëllon presidentin e Haitit


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Haitit, Rene Garcia Preval, në të cilin thuhet se lajmi për “tragjedinë e ka prekur në shpirt mbarë popullin e Kosovës”.

Në telegram theksohet se në këto momente të vështira për Haitin, “ju ofrojmë miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës”.

Presidenti Sejdiu i ka dërguar telegram ngushëllimi edhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, për personelin e OKB-së, që ka humbur jetën nga tërmeti shkatërrues në Haiti.
XS
SM
MD
LG