Ndërlidhjet

Klinton mbërriti në Haiti për të parë dëmet



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton mbërriti në Haiti për të inspektuar dëmet nga tërmeti i së martës.

Pas bisedimeve me presidentin Rene Preval, Klinton u tha haitianëve se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që vendi i tyre të dalë nga katastrofa “më i fortë dhe më i mirë”.

“Por unë dua të siguroj popullin e Haitit se SHBA janë mik, partner dhe mbështetës, ndaj do të punojmë me qeverinë tuaj nën drejtimin e presidentit Preval që të ndihmojmë në çdo mënyrë të mundshme”, tha Klinton.

Presidenti Barak Obama i ka zgjedhur ish presidentët Xhorxh Bush dhe Bill Klinton të drejtojnë grumbullimin e ndihmave humanitare.

Kombet e Bashkuara thanë se katastrofa është më e keqja që ka përbalur ndonjëherë.

Ministri i brendshëm, Paul Antoan Bien-Aime tha se 50 mijë kufoma tashmë janë gjetur, dhe bilanci përfundimtar i të vdekurve mund të shkojë prej 100 mijë deri 200 mijë.
XS
SM
MD
LG