Ndërlidhjet

Bagdad: 'Ali Kimiku' sërish dënohet me vdekje



Gjykata e Irakut e dënoi me vdekje bashkëpunëtorin famëkeq të Sadam Huseinit, Ali Hasan al-Maxhid, i njohur si “Ali Kimiku”, sepse ka urdhëruar të hidhet gaz helmues në qytetin kurd Halabxha në vitin 1988.

Familjet e disa viktimave brohoritën në gjykatë kur u shpall vendimi kundër al-Maxhid.

Vlerësohet se rreth 5 mijë njerëz kanë vdekur në atë që mendohet të jetë sulmi më vdekjeprurës kundër civilëve që është kryer ndonjëherë me gaz luftarak.

Al-Maxhid ka marrë disa dënime me vdekje për brutalitetin e tij gjatë sundimit të Sadamit.
XS
SM
MD
LG