Ndërlidhjet

Ukraniasit sot e zgjedhin presidentin



Ukrainasit sot dolën në zgjedhjet e para presidenciale që nga ‘Revolucioni i Portokalltë’ pesë vjet më parë.

Viktor Jushçenko, i cili erdhi në pushtet me protestat e shkaktuara nga manipulimet në zgjedhje ka filluar të humbë mbështetjen dhe nuk pritet të rizgjedhet për një mandat të dytë.

Në sondazhe prin ish rivali i tij, Viktor Janukoviç, i cili ndiqet nga ish kryeministreja Julia Timoshenko.

OSBE-ja do të ketë 600 vëzhgues për të bdjekur votimet.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë thonë se ukrainasit janë të zhgënjyer nga dështimi i liderit të tyre për ta pastruar korrupcionin dhe reformuar ekonominë.
XS
SM
MD
LG