Ndërlidhjet

Haiti: Gjendet trupi i kreut të misionit të OKB-së



Kombet e Bashkuara e kanë konfirmuar vdekjen e kreut të misionit të saj në Haiti.

Organizata tha se trupi i pajetë i Hedi Annabi është gjetur nën rrënojat e selisë së misionit të OKB-së në Port-o-Prins, e cila u shemb nga tërmeti.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Mun, tha se janë gjetur edhe kufomat e zëvendësit të Anabit, Luiz Karlos da Kosta, si dhe ushtruesit të detyrës së komisionerit të policisë, Dag Kouts.
XS
SM
MD
LG