Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Haiti do të dalë më i fortë nga katastrofa

  • RFE /RL

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, gjatë konferencës për tërmetin në Haiti

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, gjatë konferencës për tërmetin në Haiti


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, mbërriti në Haiti për të inspektuar dëmet nga tërmeti i së martës.

Pas bisedimeve me presidentin Rene Preval, Klinton u tha haitianëve se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që vendi i tyre të dalë nga katastrofa “më i fortë dhe më i mirë”.

“Por, unë dua të siguroj popullin e Haitit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mik, partner dhe mbështetës, ndaj do të punojmë me qeverinë tuaj nën drejtimin e presidentit Preval, që të ndihmojmë në çdo mënyrë të mundshme”
, tha Klinton.

Presidenti Barak Obama i ka zgjedhur ish-presidentët Xhorxh Bush dhe Bill Klinton të drejtojnë grumbullimin e ndihmave humanitare.

Kombet e Bashkuara thanë se katastrofa është më e keqja, me të cilën është përballur ndonjëherë.

Ministri i brendshëm, Paul Antoan Bien-Aime tha se 50 mijë kufoma tashmë janë gjetur dhe bilanci përfundimtar i të vdekurve mund të shkojë prej 100 mijë deri në 200 mijë.

* * * * *

Po sot, Kombet e Bashkuara e kanë konfirmuar vdekjen e kreut të misionit të saj në Haiti.

Organizata tha se trupi i pajetë i Hedi Annabi është gjetur nën rrënojat e selisë së misionit të OKB-së në Port-o-Prins, e cila u shemb nga tërmeti.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Mun, tha se janë gjetur edhe kufomat e zëvendësit të Anabit, Luiz Karlos da Kosta, si dhe ushtruesit të detyrës së komisionerit të policisë, Dag Kouts.


(V.P.)

XS
SM
MD
LG