Ndërlidhjet

logo-print

Fuqitë botërore diskutuan për Iranin



Gjashtë fuqitë botërore i diskutuan sanksionet e reja kundër Iranit për t’i frenuar aktivitetet bërthamore të Teheranit.

Zyrtarë nga Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA, si dhe Gjermania, u takuan për të vlerësuar përgjigjen e Teheranit ndaj ofertës së tyre në tetor për këmbimin e uraniumit për karburant bërthamor.

Ministri i Jashtëm iranian Manuçer Motaki tha se Irani e pranon ofertën “në parim”, por me rezerva.

Robert Kuper, zyrtar i lartë i BE-së, i cili e drejtoi takimin, tha se gjashtë fuqitë botërore ranë dakord se Irani ka dështuar të prononcohet rreth propozimit.

Delegati rus Sergei Riabkov tha se nuk u arrit asnjë vendim, ndërsa përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara Uiliam Bërns tha se mbledhja ishte “e dobishme”.
XS
SM
MD
LG