Ndërlidhjet

Gjashtë fuqitë kryesore botërore u takuan në Nju-Jork për të diskutuar sanksionet e reja kundër Iranit për t’i frenuar aktivitetet bërthamore të Teheranit.


Zyrtarë nga Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA, si dhe Gjermania, u takuan për të vlerësuar përgjigjen e Teheranit ndaj ofertës së tyre në tetor për këmbimin e uraniumit për karburant bërthamor.

Ministri i Jashtëm iranian, Manuçer Motaki, tha se Irani e pranon ofertën “në parim”, por me rezerva.

Robert Kuper, zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, i cili e drejtoi takimin, tha se gjashtë fuqitë botërore kanë rënë dakord se Irani ka dështuar të prononcohet rreth propozimit.

“Konkluzën që e arritëm në këtë takim është se Irani ka dështuar të përgjigjet ndaj propozimeve të takimit të Gjenevës duke refuzuar takime të mëtejme për ta diskutuar çështjen bërthamore"
, tha Kuper.

Delegati rus Sergei Riabkov tha se takimi nuk ishte vendimtar, në kuptimin se nuk u arrit asnjë vendim.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara Uiliam Bërns tha se mbledhja ishte “e dobishme”.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se administrata Obama mendon se mënyra më e mirë për të detyruar Iranin është që të vendosen sanksione të reja kundër elitës sunduese të vendit.

Por, analistët thanë se Kina dhe Rusia janë dyshues për sanksionet e reja, por edhe Shtëpia e Bardhë.

Kina u përfaqësua në bisedime me një diplomat të nivelit jo të lartë.

Analistët theksuan se kjo mund të jetë sinjal për ngurrimin e Pekinit që të mbështesë sanksione më të ashpra.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, përfshirë Kinën, më herët kishin bërë thirrje që Irani të ndërpresë pasurimin e uraniumit dhe kanë ndërmarrë tre raunde sanksionesh. (V.P.)
XS
SM
MD
LG