Ndërlidhjet

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit viziton Turqinë



Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Ehud Barak sot mbërriti për vizitë në Turqi, ku bisedoi me ministrin e Jashtëm Ahmet Davutogllu.

Barak gjithashtu do të takohet me homologun turk Vexhdi Gonyl.

Radioja izraelite tha se bisedimet kryesisht do të fokusohen në shitjen e armëve të Izraelit Turqisë.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari izraelit që nga mosmarrëveshja diplomatike, e cila edhe më tepër i shtrëngoi raportet midis dy vendeve.

Javën e kaluar Ankaraja u kërcënua ta tërheqë ambasadorin e saj nga Tel Avivi, pasi një zyrtar izraelit e kishte përbuzur kur kishte protestuar për një program televiziv turk.
Më pas Izraeli kërkoi falje.
XS
SM
MD
LG