Ndërlidhjet

Filipine: Zjarri la 4 mijë njerëz pa kulm mbi kokë



Nga zjarri që shpërtheu në afërsi të portit kryesor në Manila të Filipineve ka humbur jetën një fëmijë ndërsa rreth 4 mijë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Ende nuk dihet nëse ka viktima të tjera, transmeton AP.

Zjarri, i cili zgjati rreth dy orë, dogji rreth 500 banesa ku jetonte popullsia lokale.

Policia ende i heton shkaqet e zjarrit.
XS
SM
MD
LG