Ndërlidhjet

Lideri i Koresë Veriore kërkon forcimin e ushtrisë



Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Xhong Il ka deklaruar se vendi i tij duhet të vazhdojë ta forcojë ushtrinë.

Të premten, Korea Veriore u kërcënua se do të ndërpresë çdo dialog me Korenë Jugore pas njoftimeve në mediat koreanojugore se Seuli po e rishqyrton planin e tij në rast të rënies së regjimit në Phenian.

Komisioni kombëtar për mbrojtje i Koresë Veriore paralajmëroi se do të filojë “luftën e shenjtë” kundër Koresë Jugore për shkak të këtij plani, të cilin shteti komunist e konsideron plan të agresorit.
XS
SM
MD
LG