Ndërlidhjet

Iran: 6 vjet burg për liderin e opozitës



Faqet e internetit të opozitës në Iran raportojnë se autoritetet e kanë dënuar reformatorin enjohur Mohsen Safai Farahani me gjashtë vjet burg.

Nuk raportohet se mbi bazën e cilave akuza ai është dënuar, dhe ende nuk ka konfirmim zyrtar të dënimit.

Farahani u arrestua bashkë me dhjetra reformatorë dhe gazetarë të njohur pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit, të cilat i dhanë presidentit Mahmud Ahmadinexhad edhe një mandat të dytë.

Qeveria i akuzoi kundërshtarët reformatorë se po synojnë të minojnë regjimin duke nxitur protesta masovike në rrugë.

Farahani është një nga udhëheqësit e partisë më të madhe reformatore në Iran.
XS
SM
MD
LG