Ndërlidhjet

Thaçi: Beogradi nuk do të pyetet për veriun e Kosovës



Beogradi nuk do të jetë partner dhe as nuk do të pyetet sa i përket zbatimit të strategjisë së Qeverisë dhe mekanizmave ndërkombëtarë për veriun e Kosovës, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

Reagimi i tij pasoi deklaratat e djeshme të zyrtarëve të Beogradit se strategjia për veriun nuk mund të implementohet pa qeverinë e Serbisë.

“Me Beogradin mund të kemi bashkëpunim ndërfqinjësor, ndërsa sa i përket strategjisë, ajo është e qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë”, tha Thaçi.

Ai paralajmëroi sërish ndarjen e një fondi të veçantë për veriun si pjesë e përkushtimeve për integrimin e kësaj pjese në kuadër të sistemit juridik e kushtetues të Kosovës.
XS
SM
MD
LG