Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani ndihmon viktimat në Haiti



Përkundër problemeve të veta, Afganistani u ka dërguar ndihmë financiare viktimave nga tërmeti në Haiti.

Deklarata e zyrës së presidentit tha se 200 mijë dollarë në ndihma do të dërgohen sa më shpejt të jetë e mundur në këtë vend.

Kjo nuk është e para herë që qeveria afgane ka dhuruar ndihma për viktimat nga katastrofat natyrore.

Herën e fundit, qeveria e Karzait ofroi asistencë mjekësore, ushqim dhe tenda për të mbijetuarit nga tërmeti në pjesën pakistaneze të Kashmirit.

Vetë Afganistani vuan nga varfëria e madhe dhe është ndër vendet më të varfëra në Azinë Jugore.
XS
SM
MD
LG