Ndërlidhjet

SHBA mbështesin planin afgan për ri-integrimin e talibanëve



Shtetet e Bashkuara e mbështetën propozimin që luftëtarët talibanë, të cilët nuk kanë lidhje të ngushta me terroristët, t’i largohen kryengritjes dhe të integrohen në shoqërinë e Afganistanit.

Emisari special amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk, tha se ka biseduar sot me presidentin Hamid Karzai mbi planin e qeverisë për t’u ofruar punë, trainime dhe stimule tjera ekonomike dhjetëra mijë luftëtarëve talibanë, që do të jenë të gatshëm të ndërrojnë anën pas tetë vjet lufte.

Hollbruk tha se kërkesa e talibanëve që trupat e huaja të largohen nga vendi si parakusht për të marrë pjesë në bisedimet paqësore, përkon me kërkesën e komunitetit ndërkombëtar që ata të dorëzohen.
XS
SM
MD
LG