Ndërlidhjet

Izraeli thotë se lidhjet me Turqinë janë zbutur



Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha se vizita e tij në Turqi ka ndihmuar që t’i jepet fund acarimit diplomatik midis dy vendeve.

Ehud Barak tha se dy vendet e kanë tejkaluar mosmarrëveshjen që shpërtheu pasi zëvendësministri i Jashtëm izraelit qëllimisht e përbuzi ambasadorin e Turqisë, kur protestoi kundër një programi televiziv turk.

Izraeli më pas kërkoi falje.
XS
SM
MD
LG