Ndërlidhjet

Ankara: Lirohet atentatori i Papa Gjon Palit II



Shtetasi turk, Mehmet Ali Agxha, tash 52 vjeç, i cili e plagosi Papa Gjon Palin e Dytë rreth 30 vjet më parë, sot u lirua nga burgu i sigurisë së lartë afër Ankarasë.

Pas lirimit, ai u dërgua nga autoritetet në një qendër ushtarake dhe pastaj në një spital, për të vlerësuar nëse është në gjendje të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Agxha thuhej se ishte militant i ndërlidhur me partinë e djathtë ekstreme, Ujqërit Gri të Turqisë, kur në moshën 23-vjeçare hapi zjarr ndaj Papës më 13 maj, 1981, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Motivi i qartë për sulmin ende nuk dihet mirë.

Në vitin 1983, kur e vuante dënimin me 19 vjet burg në Itali, Papa Gjon Pali e vizitoi atentatorin në burg dhe e fali.

Pasi e vuajti dënimin në Itali, Agxha u transferua në Turqi për të vuajtur dënimin me 10 vjet burg për vrasjen e një gazetari turk në vitin 1979.
XS
SM
MD
LG