Ndërlidhjet

Ukrainë: Rrethi i dytë në 7 shkurt



Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, më 7 shkurt do të garojnë lideri i opozitës, Viktor Janukoviç, dhe kryeministrja Julia Timoshenko.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se nga numërimi i 55 % të votave, Janukoviç prin me 36 %, ndërsa Timoshenko me 24 %.

Presidenti në largim, Viktor Jushçenko, i cili erdhi në pushtet pas ‘Revolucionit të Portokalltë’, fitoi vetëm rreth 5 % të votave.
XS
SM
MD
LG