Ndërlidhjet

logo-print

Sot shpallet oferta më e mirë për autostradën Morinë-Merdare



Komiteti Ndërministror për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare sot takohet për të shpallur ofertën më të mirë për ndërtimin e kësaj autostrade.

Këshilltari i Ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Mevludin Krasniqi i tha Radios Evropa e Lirë se sot nuk shpallet fituesi i autostradës, por oferta më e mirë. Ai tha se me ofertuesin më të mirë do të fillojnë negociatat për kontratë.

“Komisioni vlerësues teknik e financiar dhe kompania konsulente, kanë kryer punën e vet dhe sot ky komision paraqet një raport para komitetit. Komiteti pastaj merr një vendim për hapat e mëtutjeshëm”, tha ai.

Kompanitë konkurruese janë “Alpine” nga Austria, kompania amerikano-turke “Bechtel & Enka”, “Makyol” nga Turqia, “Pizzaroti” nga Italia, “Porr” nga Austria, “Strabag” nga Austria, dhe “Terna” nga Greqia.

XS
SM
MD
LG