Ndërlidhjet

Tiranë: Mbledhje e jashtzakonshme e Kuvendit rreth përmbytjeve



Kuvendi i Shqipërisë sot pasdite mban seancë të jashtëzakonshme rreth përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë.

Socialistët vendosën të mos marrin pjesë në seancë. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se opozita do të vazhdojë të jetë në protesta në sheshe me një arësye më shumë për largimin e qeverisë, e cila sipas tij është përgjegjëse edhe për përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se opozita po manipulon politikisht situatën e fatkeqësisë së përmbytjeve çka, ajo e quajti, fund të moralit politik të saj.
XS
SM
MD
LG