Ndërlidhjet

Josipoviq: Me Tadiqin t’i zgjidhim problemet jashtë procedurave ligjore



Presidenti i sapozgjedhur i Kroacisë, Ivo Josipoviq, tha se dëshiron të punojë me homologun e tij serb, Boris Tadiq, në mënyrë që të dyja vendet të tërheqin paditë për gjenocid, të paraqitura para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“I propozoj presidentit Tadiq t’i zgjidhim problemet tona në atë mënyrë që do t’i bëjë pretendimet e Zagrebit dhe Beogradit të panevojshme”, tha Josipoviq për mediat serbe.

“Paditë, pa diskutim, nuk kontribuojnë për përmirësimin e marrëdhënieve tona. Kjo është arsyeja pse parapëlqej të zgjidhet problemi pa kaluar përmes procedurave ligjore”, tha Josipoviq.

Tadiq është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Jospioviqit më 18 shkurt. Ka informacione që sugjerojnë se presidenti serb nuk do të marrë pjesë, ngaqë në ceremoni është ftuar dhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

“I kuptoj problemet e Serbisë rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Unë nuk dëshiroj që marrëdhëniet tona të maten nga raportet që ne kemi me vendet e tjera”, tha Josipoviq për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG