Ndërlidhjet

Ban raporton para KS-së për Haitin



Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, do të raportojë në Këshillin e Sigurimit për situatën në Haiti.

Ban vizitoi Haitin të dielën dhe u bëri thirrje haitianëve të kenë durim derisa bota po ndërmerr veprime për të dërguar ushqim dhe ndihma mjekësore.

Ban u zotua t’i përshpejtojë operacionet e shpëtimit dhe të përmirësojë koordinimin e ndihmave dhe tha se OKB-ja do të ndajë ushqim për dy milionë njerëz.

Burimet zyrtare druhen se numri i viktimave nga tërmeti i së martës së shkuar mund të shkojë në 200 mijë vetë. Qeveria haitiane tha se rreth 70 mijë njerëz janë nën rrënoja.
XS
SM
MD
LG