Ndërlidhjet

Hollbruk: Sulmet e talibanëve, të pritshme



Gjendja në Kabul, pas sulmeve të sotme, është nën kontroll, tha presidenti afgan, Hamid Karzai.

Autoritetet afgane thanë se nëntë persona, në mesin e të cilëve dhe katër militantë, janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve dhe goditjeve me armë zjarri në kryeqytet.

“Nuk është befasi se talibanët bëjnë gjëra të tilla. Ata janë njerëz të dëshpëruar dhe të pashpirtë. Njerëzit që ndërmarrin sulme të tilla, as nuk mbijetojnë, as do të kenë sukses. Por, ne duhet të presim gjëra të ngjashme mbi baza ditore. Kjo është fytyra e talibanëve”, tha Riçard Hollbruk, i dërguar amerikan për rajonin.
XS
SM
MD
LG