Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se Prishtina është e pakënaqur se shumica e vendeve arabe nuk e kanë njohur Kosovën. Hyseni i bëri këto komente gjatë takimit me Amër Musën, sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe.
Hyseni i tha Musës, se Kosova e meriton mbështetjen e botës myslimane. Gjashtë nga 22 shtetet anëtare të Lidhjes Arabe e kanë njohur shtetin e Kosovës.