Ndërlidhjet

Kinë: Sulme kundër adresave elektronike të gazetarëve të huaj



Gazetarët ndërkombëtarë në Kinë thanë se adresat e postës elektronike në Google kishin qenë cak i sulmeve të ngjashme me ato të javës së shkuar kundër aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Raportohet se një nga gazetarët, adresa elektronike e të cilit qe sulmuar, ishte pjesë e ekipit të agjencisë AP.

Një javë më parë, Google tha se selia e kompanisë në Kaliforni kishte qenë cak i një sulmi të sofistikuar gjatë dhjetorit. Google po shikon mundësinë e tërheqjes nga tregu kinez.
XS
SM
MD
LG