Ndërlidhjet

Tiranë: Opozita mungon në seancën e jashtëzakonshme



Ka filluar punimet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me përmbytjet në qarqet e Shkodrës e Lezhës.

Ashtu siç kishte lajmëruar dje, opozita nuk po merr pjesë në seancë. “Ndjej keqardhje kur i shoh karriget bosh”, tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në hapje të seancës.

Gjatë ditës, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka cilësuar gabim të rëndë vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në seancën e sotme.

Kreu i PS Edi Rama tha se opozita do të vazhdojë të jetë në protesta në sheshe me një arësye më shumë për largimin e qeverisë e cila sipas tij është përgjegjëse edhe për përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë.
XS
SM
MD
LG