Ndërlidhjet

OSBE: Zgjedhjet në Ukrainë, të një cilësie të lartë



Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë u zhvilluan sipas standardeve demokratike. Ky ishte konkluzioni i vëzhguesve të OSBE-së.

“Ishin zgjedhje të një cilësie të lartë. Këto votime ofruan zgjedhje reale mes kandidatëve dhe shënuan përparim të dukshëm krahasuar me zgjedhjet e mëhershme”, tha Joaoe Soares, president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, më 7 shkurt do të garojnë lideri i opozitës Viktor Janukoviç dhe kryeministrja Julia Timoshenko.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se nga numërimi i 90% të votave, Janukoviç prin me 35.4%, ndërsa Timoshenko rreth 25 %.

Presidenti në largim, Viktor Jushçenko, i cili erdhi në pushtet pas ‘Revolucionit të Portokalltë’, fitoi vetëm rreth 5 % të votave.
XS
SM
MD
LG