Ndërlidhjet

Kabul: Vazhdon gjendja e gatishmërisë



Forcat e sigurisë janë në gjendje të lartë gatishmërie në Kabul, një ditë pasi talibanët zhvilluan një valë sulmesh në zemër të kryeqytetit afgan.

Luftimet e të hënës, që u zhvilluan pranë pallatit presidencial, në afërsi të selisë së qeverisë dhe të një hoteli luksoz, lanë 12 të vdekur, ku përfshihen dhe shtatë sulmues.

Forcat afgane në bashkëpunim me trupat e NATO-s arritën të rikthenin rendin pesë orë pas luftimeve. Presidenti Karzai deklaroi gjatë ditës së djeshme se “gjendja është vënë nën kontroll”.

Kreu i NATO-s përgëzoi forcat afgane për rolin e luajtur në mbrojtjen e Kabulit.
XS
SM
MD
LG