Ndërlidhjet

Gejts: Krerët e talibanëve nuk do zgjedhin pajtimin



Udhëheqësi i talibanëve, Mullah Omar, nuk ka gjasa që të bëjë paqe me qeverinë afgane, tha Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts. Para gazetarëve, Gejts theksoi se procesi i pajtimit dhe riintegrimit të luftëtarëve talibanë është thelbësor për stabilizimin e Afganistanit.

Shefi i Pentagonit i referohej nismës së udhëheqësve afganë, që synon të bindë luftëtarët militantë, pa lidhje të forta me terroristët, të largohen prej kryengritësve dhe të përfshihen në shoqërinë afgane.

Plani do të bëhet publik muajin tjetër.
XS
SM
MD
LG