Ndërlidhjet

SHBA: Votohet për vendin e senatorit Kenedi



Në shtetin amerikan të Masaçusetit sot votohet për senatorin, në një zgjedhje që duket të jetë kyçe për presidentin Obama dhe reformën e tij shëndetësore.

Demokratja Marta Koaklei përballet me kandidatin republikan Skot Braun për të zënë vendin e lënë bosh nga senatori i ndjerë Ted Kenedi. Nëse Koaklei fiton, pritet që ajo të votojë në favor të reformës shëndetësore të mbështetur nga Obama.

Anketat e fundit të opinionit tregojnë një epërsi të lehtë të Braunit ndaj Koakleit.
XS
SM
MD
LG