Ndërlidhjet

Policia e Kosovës përkujdeset për sigurinë e Dik Martit



Dik Marti, i dërguari i Këshillit të Evropës për akuzat e Serbisë se "Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafik organesh me serbë të burgosur gjatë konfliktit të vitit 1999", ka arritur mbrëmë në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Radios Evropa e Lirë, se për sigurinë personale të zotit Marti, "gjatë eskortës dhe qëndrimit të tij në Kosovë, është duke u përkujdesur Njësiti i Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës”.

Zëdhënësi i EULEX-it, Kristof Lamfalusi, tha se “Dik Marti do të takohet me zyrtarët më të lartë të misionit evropian për rend dhe ligj dhe me persona të tjerë në Kosovë”.

Agjenda e qëndrimit të Dik Martit në Kosovë nuk është bërë publike.
XS
SM
MD
LG