Ndërlidhjet

Greqi: Fermerët bllokojnë rrugët, Bullgaria ankohet


Fermerët grekë sot i kanë zgjeruar bllokadat e autostradave dhe të vendkalimeve kufitare, duke i penguar qindra makina dhe kamiona nga Bulgaria dhe Maqedonia, që të hyjnë në Greqi.

Duke i përdorë traktorët dhe makineritë e tjera të tyre, fermerët i kanë bllokuar afro 20 lidhje kyçe rrugore, përfshirë edhe dy vendkalime kufitare me Bullgarinë dhe Maqedoninë.

Fermerët po kërkojnë rritje të mbështetjes shtetërore për ta, për ta balancuar çmimin e ulët të prodhimeve bujqësore.

Qeveria e Bullgarisë ka kërkuar nga Komisioni Evropian, që të ndërmarrë aksion të “menjëhershëm” për tërheqjen e bllokadave të vendkalimeve kufitare, duke paralajmëruar se nëse kufijtë nuk hapen deri nesër do të kërkohet kompensim.
XS
SM
MD
LG