Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Interesim i madh i investitorëve për termocentral


Nesër në Prishtinë fillon Konferenca ndërkombëtare për investuesit potencialë për termocentralin Kosova e Re”, kanë paralajmëruar zyrtarët e lartë të Kosovës.

Në konferencën për gazetarë në Prishtinë, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrja për energji dhe miniera, Justina Pula – Shiroka, thanë se në këtë konferencë do të marrin pjesë më tepër se 50 kompani ndërkombëtare dhe vendëse.

Zoti Thaçi vlerësoi se kjo pjesëmarrje tregon se Kosova është ambient i sigurt për investuesit e jashtëm.

- Interesimi i madh i investitorëve për konferencën ndërkombëtare është shenja më e mirë se në Kosovë është krijuar ambient i qetë dhe i sigurt për investitorët ndërkombëtarë, tha kryeministri Thaçi, duke theksuar se qeveria e Kosovës “do të mbrojë të drejtën e aksioneve në sektorin e energjisë dhe në të gjithë sektorët e tjerë strategjikë”.

Sipas tij, qeveria garanton se i tërë procesi do të jetë i qartë, transparent, legal dhe i hapur,
XS
SM
MD
LG