Ndërlidhjet

Klinton: Do të bëjë çdo gjë për ta ndihmuar Haitin


Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, ka vizituar një spital në Porto-o-Prens të Haitit, ku mjekët e tejngarkuar kanë kërkuar furnizime me anestetikë, skalpelë dhe mjete të tjera për kryerjen e operacioneve të domosdoshme.

Zoti Klinton tha se personeli i spitalit po e shfrytëzonte alkoolin vodka për sterilizimin e pajisjeve.

Lidhur me situatën në Haiti ai deklaroi:

- Shpresoj se ky vend do të rindërtohet në mënyrë më të fortë dhe më të qëndrueshme dhe mendoj se banorët e Haitit e dëshirojnë këtë. Nëse ajo që bëjë unë do të ketë ndikim, atëherë unë jam i përgatitur të bëjë çdo gjë të mundur, pavarësisht se sa do të zgjasë, tha Bill Klinton.
XS
SM
MD
LG